Mbi 50 aksidente, afro 1280 tiketa trafiku e 17 të arrestuar në 24 orët e fundit

03.12.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 53 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 17 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme […]

Mbi 50 aksidente, afro 1280 tiketa trafiku e 17 të arrestuar në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 53 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 17 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1277 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 17 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje.