20.08.2019, 15:59

Mbi 38 mijë persona përfituan nga skema për veteranët e luftës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë të vitit 2019.

Sipas ASK-së, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13,150 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38, 052 përfitues.

Ndërkaq, sipas njoftimit, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 129, 267 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46, 513 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3, 932 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 105 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 752 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,071 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 541 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1,924 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17,323 përfitues ndërkaq nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3, 105 përfitues.

LEXO EDHE:  Për 24 orë, 29 aksidente e mbi 15 arrestime

Sipas ASK-së në tre mujorin e dytë të vitit 2019 janë braktisur 12 fëmijë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.