Mbi 30 aksidente vetëm brenda 24 orëve

Në 24 orët e fundit në stacionet policore janë paraqitur 35 aksidente trafiku, 18 nga këto aksidente kanë qenë me persona të lënduar.

Policia e Kosovës vetëm gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 895 tiketa trafiku për vozitësit e papërgjegjshëm.

Kurse në 24 orët e fundit autoritetet policore kanë arrestuar 19 persona, ku 16 nga ta janë dërguar në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.