Mbi 40 aksidente për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës njoftoi se për 24 orë në vendin tonë kishin ndodhur 49 aksidente trafiku, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 12 aksidente ishin me lëndime trupore dhe 37 prej tyre me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtyre 24 orëve kishin shqiptuar 1318 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Policia kishte arrestuar 16 persona, ku 10 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.