Mbi 140 të arrestuar në 9 ditët e para të Majit

10.05.2021

Sipas raporteve ditore nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në vendin tonë ende mbetet shqetësuese numri i arrestimeve, ku çdo ditë kemi mbi 10 të arrestuar. Arrestimet e këtyre personave po bëhet për shkak të veprave të ndryshme penale, ku disa dërgohen në mbajtje, disa në ndalim policor dhe në vuajtje të dënimit. […]

Mbi 140 të arrestuar në 9 ditët e para të Majit Foto: Ilustrim

Sipas raporteve ditore nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në vendin tonë ende mbetet shqetësuese numri i arrestimeve, ku çdo ditë kemi mbi 10 të arrestuar.

Arrestimet e këtyre personave po bëhet për shkak të veprave të ndryshme penale, ku disa dërgohen në mbajtje, disa në ndalim policor dhe në vuajtje të dënimit.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e publikuara në raportet e policisë që nga data 1 Maj deri më 9 Maj.

Sipas statistikave del që brenda nëntë dite, Policia e Kosovës ka arrestuar 148 persona.

DataNr. i arrestimeve
1 Maj12
2 Maj16
3 Maj14
4 Maj12
5 Maj25
6 Maj17
7 Maj25
8 Maj10
9 Maj17