Mbi 11 mijë gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID që nga hyrja në fuqi e masave të reja

02.09.2021

Javëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i infektimeve me COVID-19, rritje ka shënuar edhe numri i rasteve të vdekjes nga ky virus, ku rritja e këtyre rasteve ka bërë që Qeveria të miratojë masat kundër COVID-19. Në kuadër të masave të reja, janë edhe bartja e maskës, distanca si dhe […]

Mbi 11 mijë gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID që nga hyrja në fuqi e masave të reja Foto: Ilustrim

Javëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i infektimeve me COVID-19, rritje ka shënuar edhe numri i rasteve të vdekjes nga ky virus, ku rritja e këtyre rasteve ka bërë që Qeveria të miratojë masat kundër COVID-19.

Në kuadër të masave të reja, janë edhe bartja e maskës, distanca si dhe është rikthyer ora policore, ku qytetarët që nuk respektojnë këto masa gjobiten nga Policia e Kosovës.

Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet.

ë nga e hëna, kur edhe hynë në fuqi këto masa, janë shqiptuar gjithsej 11 mijë e 451 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe, numër më të madh të gjobave pati në 24 orët e fundit, me gjithsej 4 mijë 263 gjoba.

Ndërkaq, gjatë së mërkurës janë shqiptuar 3 mijë e 981gjoba, të martën 2 mijë e 479, ndërkaq të hënën 728 të tilla.