Mashtronte qytetarët duke kërkuar para për t’u ndihmuar personave të sëmurë, arrestohet i dyshuari

Mashtronte qytetarët duke kërkuar para për t’u ndihmuar personave të sëmurë, arrestohet i dyshuari
Fjolla Hoxha

13.07.2021 / Kronika

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar një (1) person të dyshuar (A.A.) i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar atyre të holla që të ndihmojnë fëmijët/personat e sëmurë.

I dyshuari për kryerjen e këtij mashtrimi ka përdorur pa autorizim fotografi të fëmijëve/personave të sëmurë, duke i postuar në rrjete sociale dhe pastaj qytetarët kanë bërë pagesa në vlera të ndryshme përmes institucioneve financiare (para të shpejta), duke besuar se janë duke i dërguar paratë tek personat në nevojë, në këtë rast te personat e sëmurë.

Njësitë policore i kanë kontrolluar dy lokacione dhe në cilësinë e provave kanë sekuestruar: Një telefon celular dhe një laptop.

LEXO EDHE:  Për shkak fluksit të madh në Merdare, policia kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit

Pas përfundimit të procedurave intervistuese me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës, vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit