LVV: Qeverisja aktuale e Suharekës nuk e kursen vjedhjen as në këndin e lojrave për fëmijë

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë përmes një njoftimi ka akuzuar qeverisjen aktuale të Suharekës për vjedhje edhe në këndin e lojrave për fëmijë.

3400€ për një kamion zhavor, 900€ për dy lodra që nuk gjendet askund, 40€ një bli.

Gjatë shikimit të kontratave që është duke bërë Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë gjenë një tjetër skandal të bërë nga Komuna e Therandës.

Më datë 20.09.2018, Komuna e Therandës nënshkruan kontratë me operatorin ekonomik MPSH “OSMANI” & NTP “LLAS PALLMAS” të cilën e përfaqësoi Enver Osmani, titulli i së cilës kontratë është “Trajtimi i hapësirave me interes publik”.

Fillimisht në dhënien e këtij tenderi është shkelur kriteri bazë (çmimi më i lirë)| i dhënies së një tenderi nga autoriteti kontraktues, tenderin e ka fituar operatori ekonomik me çmimin më të shtrejtë. Në njoftimin për dhënie të kontratës janë dy operator ekonomik që kanë ofertuar, operatori ekonomik MPSH “OSMANI” & NTP “LLAS PALLMAS” të cilën e përfaqëson Enver Osmani ka ofruar çmimin më të shtrejtë për 17.335€ në krahasim me ofertën e operatorit tjetër që ka ofertuar. (dyshohet për kontratë të kurdisur).

Lokacionet ku do të duhej të realizoheshin punimet sipas kësaj kontrate janë: Parku i qytetit, biblioteka e qytetit “Hajdin Berisha”, në Shirokë (përballë restaurant ADEA-s), SHFMU “7 Marsi”, SHFMU “Shaban Mazreku” SHFMU “Edit Durham” dhe SHMT “Skender Luarasi”.

Pozicionet e kësaj kontrate janë të ndara në tri pjesë. Gjelbrimi, Lojrat për fëmijë, Mobliar urban, në të tri këto ka keqpërdorime të paras publike.

1. Për frunzimin me 40 drunjë dekorativ (bli) me lartësi 4m dhe diameter 16cm OE është pagur me 40€ për secilin bli, në total 1600€. Por me bli me dimenzione të tilla nuk janë mbjellur. Bli të cilët jane mbjellur, sipas çmimeve reale të tregut kanë vleren 15€, pra 25€ më shumë është paguar për një bli, në total 1000€ më shumë se çmimi real i tregut.
2. Dallimet në dimenzione, në sasi, në cilësi të lodrave (të kontraktuara me konstuksion hekuri e çeliku e të furnizuara me konstuksione druri )janë të theksuara 
3. Ka lodër për të cilën është pagur 900€ por e cila nuk gjendet në parkun e qytetit të Therandës (pozicioni 16 i kontratës)
4. Më 500€ është paguar OE për të furnizuar parkun me 5 mobilar të jashtëm (ulëse me gjelbrim dhe shportë të mbeturinave), por edhe këto ulëse nuk gjenden askund në parkun e qytetit.
5. 3400 € janë paguar për furnizimin dhe montimin e matrialit siperfaqësor prej gome tek këndi i lojrave, por kjo sipërfaqe gome është zëvendësuar me një kamion zhavor.
Mos realizimi i projektit sipas kontratës, mos ndërtimi i këndit të lojrave në vend të duhur, afërsia me lumin, mosfurnizmi me matrial të duhur paraqet rrezik të përhershëm për fëmijet.

Zyrtarët kompetent për mbikëqyrje të këtij projekti nuk e kanë kryer punën e tyre më përgjegjësi. Qeverisja e dobët dhe e korruptuar e fokusuar në nepotizëm dhe përfitim, bartë përgjegjësinë kryesore për manipulimet të cilat kanë ndodhur në këtë kontratë.

Në rast mosmarrje të masave të menjëhershme nga organi mbikëqyrës i komunës do të obligohemi që këtë kontratë të e procedojmë tek organet e drejtësisë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.