LVV-Suharekë: 450 mësimdhënësve iu mohoet e drejta e tyre për shërbimet e transportit

08.04.2019

Kontrata e nënshkruar para 7 muajve nga Komuna Suharekë dhe Operatori Ekonomik N.T.T. “JETA” me titull “Shërbimet e transportit-për mësimdhënes për vitin shkollor 2018-2019” me vlerë 71.852€, ende nuk është duke u zbatuar. Operatori Ekonomik me të cilin është nënshkruar kjo kontratë është në pronësi të kryesuesit të Kuvendit Komunal në Komunën e Therandës, pra […]

LVV-Suharekë: 450 mësimdhënësve iu mohoet e drejta e tyre për shërbimet e transportit Foto: ????????????????????????????????????

Kontrata e nënshkruar para 7 muajve nga Komuna Suharekë dhe Operatori Ekonomik N.T.T. “JETA” me titull “Shërbimet e transportit-për mësimdhënes për vitin shkollor 2018-2019” me vlerë 71.852€, ende nuk është duke u zbatuar.

Operatori Ekonomik me të cilin është nënshkruar kjo kontratë është në pronësi të kryesuesit të Kuvendit Komunal në Komunën e Therandës, pra në pronësi të zyrtarut të AAK-së

Kjo kontratë kur është nënshkruar ka qenë e specifikuar që nuk ka gjasa të nënkontraktohet por operatori ekonomik N.T.T. “JETA” për shkak të pamundësisë për të kryer këtë shërbim ka tentuar që përmes nënkontraktimit me operator ekonomik të tjerë të e realizoj këtë shërbim, por një gjë e till i ka dështuar pasi që shumë nga OE e kanë refuzuar një marrëveshje të till.

Në pamundësi për këtë lloj marrëveshje jo ligjore OE N.T.T. “JETA” iu ka ofruar një mundësi tjetër mësimdhënsve, të marrin kompenzimin në të holla për këtë shërbim por vetëm me 50% të shumës që iu ka takuar. Ky kompenzim në të holla e me një procedurë të ngarkuar burokratike është konsideruar poshtërsuese nga disa mësimdhënesit andaj në tre mujorin e parë janë kompenzuar vetëm 120 nga 450 mësimdhënsit.

Nga kjo keqqeverisje dhe keqmenaxhim në Komunën e Suharekës ende nuk e kemi një njoftim publik nga ana e institucioneve lokale për tu sqaruar rreth këtij mashtrimi që iu është bërë mësimdhënëve edhe pse kanë kaluar 7 muaj që kur është nënshkruar kjo kontratë.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë kërkon që kjo kontratë të anulohet sa më parë që është e mundur dhe të shpallet një ofertë tjetër për kontratë përmes së cilës do mundësohej kompenzimi i shërbimeve të transportit për mësimdhënësit nga fillim viti akademik 2018-2019 si dhe të ndërmerren masa ndëshkimore ndaj OE N.T.T “JETA” për mospërmushjen e obligimeve të nënshkruara sipas kontratës.