Ligji anti-COVID, policia dënon afër 300 qytetarë brenda 24 ore

Kanë kaluar disa muaj që kur Kosova po përballet me pandeminë COVID-19 si shumë vende të tjera të botës.

Qeveria në detyrë, ka miratuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020 e që ka për qëllim parandalimin dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.

E në bazë të këtij ligji gjatë këtyre muajve Policia e Kosovës ka dënuar çdo ditë me qindra qytetarë.

Vetëm gjatë ditës së premte janë dënuar 299 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuat këtë ligj.

Krahasuar me ditët e më parshme numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është më i vogël, gjithashtu nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se situata me pandeminë krahasuar me vendet tjera të rajonit është më e mirë.

RAPORTO