Ligji anti-COVID, Policia e Suharekës dënon 142 qytetar brenda 2 jave

14.01.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Komandanti […]

Ligji anti-COVID, Policia e Suharekës dënon 142 qytetar brenda 2 jave Foto: Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj / SuharekaOnline

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit, ndër tjera ai ka treguar se Policia e Suharekës gjatë këtyre dy javëve të para të këtij viti ka shqiptuar 240 tiketa trafiku.

Ndërsa, i pyetur nga SuharekaOnline Sylaj ka treguar se Policia e Suharekës gjatë vitit të kaluar ka shqiptuar 8636 tiketa trafiku, për të gjithë ata të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu, Sylaj në këtë mbledhje ndër tjerash ka thënë se gjatë këtyre dy javëve Policia e Suharekës ka gjobitur 142 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj për SuharekaOnline ka treguar se nga muaji gusht kur edhe ka hyrë në fuqi ligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, Policia e Suharekës ka gjobitur 2940 qytetar në bazë të këtij ligji.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene dhe rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.