Ligji anti-COVID, policia dënon mbi 500 qytetarë

05.02.2021

Në muajin e parë të vitit 2021 në Kosovë është regjistruar numër më i madh i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19. Kështu kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ditë më parë ka thënë se situata me pandeminë në vendin tonë […]

Ligji anti-COVID, policia dënon mbi 500 qytetarë Foto: Ilustrim

Në muajin e parë të vitit 2021 në Kosovë është regjistruar numër më i madh i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19.

Kështu kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ditë më parë ka thënë se situata me pandeminë në vendin tonë është e mirë duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit, shkruan SuharekaOnline.

Mirëpo, pavarësisht situatës me pandeminë, shumë qytetarë nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, ligj ky i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë të parandalimit të përhapjës së infeksionit dhe menaxhimit të situatës me pandeminë, e që ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020.

Nga Policia e Kosovës çdo ditë raportohet për numër të madh të qytetarëve të cilët nuk e respektojnë këtë ligj, për të cilin edhe gjobiten.

Vetëm gjatë ditës së mërkurë policia ka dënuar 502 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.

Rikujtojmë se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 318 raste pozitive me COVID-19, 16 vetëm në Komunën e Suharekës.