Ligji anti-COVID, Policia dënon mbi 500 qytetarë

26.05.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 javët e fundit ka shënuar rënie të dukshme, një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Pavarësisht situatës me këtë virus, në Kosovë bartja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative. Që nga muaji gusht i […]

Ligji anti-COVID, Policia dënon mbi 500 qytetarë Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 javët e fundit ka shënuar rënie të dukshme, një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Pavarësisht situatës me këtë virus, në Kosovë bartja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me këtë virus.

Ndërsa, gjatë ditës së martë Polcia e Kosovës ka dënuar 560 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.

Rikujtojmë se gjatë ditës së martë në tërë vendin janë konfirmuar 11 raste pozitive dhe një viktimë.

Ndërsa në Komunën e Suharekës që katër ditë radhazi nuk është regjistuar asnjë rast i infektimit me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes nga ky virus.