Ligji anti-COVID, policia dënon mbi 500 qytetar për 24 orë

15.01.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë në javën e dytë të muajit janar ka shënuar ngritje të lehtë duke e krahasuar me javën e parë të këtij muaji. Situata epidemiologjike sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë është më e mirë duke e krahasuar me vendet tjera përreth. Në vendin tonë bartja e […]

Ligji anti-COVID, policia dënon mbi 500 qytetar për 24 orë Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë në javën e dytë të muajit janar ka shënuar ngritje të lehtë duke e krahasuar me javën e parë të këtij muaji.

Situata epidemiologjike sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë është më e mirë duke e krahasuar me vendet tjera përreth.

Në vendin tonë bartja e maskës dhe masa tjera për luftimin dhe parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 janë të obliguara si në shumë vende të tjera të botës, institucionet shtetërore dhe ato shëndetësore vazhdimisht janë duke bërë thirrje për qytetarët që t’i respektojnë këto masa.

Por, përkundër thirrjeve shumë qytetar nuk po i respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës, kjo po bëhet e ditur në statistikat e policisë dërguar mediave.

Gjatë ditës së enjte, Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë dënuar 556 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Rikujtojmë se gjatë ditës së enjte Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se janë identifikuar 279 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për 4 viktima.

Në Komunën e Suharekës gjatë ditës së enjte janë identifikuar 6 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për 2 viktima.