Ligji anti-COVID, policia dënon mbi 5 mijë qytetarë për 10 ditë

11.02.2021

10 ditët e para të muajit shkurt, si shumë ditë të muajve të kaluar kanë qenë të ngarkuara me aktivitete dhe ngjarje nga më të ndryshmet. Këto 10 ditë kanë qenë të ngarkuara edhe për Policinë e Kosovës e cila është çdo ditë në shërbim të qytetarëve. Gjatë kësaj kohe përveç aktiviteteve në mbarvajtje në […]

Ligji anti-COVID, policia dënon mbi 5 mijë qytetarë për 10 ditë Foto: Ilustrim

10 ditët e para të muajit shkurt, si shumë ditë të muajve të kaluar kanë qenë të ngarkuara me aktivitete dhe ngjarje nga më të ndryshmet.

Këto 10 ditë kanë qenë të ngarkuara edhe për Policinë e Kosovës e cila është çdo ditë në shërbim të qytetarëve.

Gjatë kësaj kohe përveç aktiviteteve në mbarvajtje në komunikacion dhe shërbime të tjera, policia ka shqiptuar edhe gjoba në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndërsa, situata me pandeminë COVID-19 edhe në muajin shkurt ka vazhduar me shifra të larta të rasteve pozitive.

Si në shumë vende të tjera të botës edhe në vendin tonë bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale janë obligative, mirëpo të njejtat nuk po respektohen sa duhet, kjo po bëhet e ditur nga gjobat të cilat po i shqipton Policia e Kosovës çdo ditë në bazë të ligjit anti-COVID.

Që nga 01 e deri me 10 shkurt, Policia e Kosovës ka dënuar 5,177 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Gjithashtu, bëhet e ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë janë dënuar 515 qytetarë në bazë të këtij ligji.

Rikujtojmë se ky ligj ka hyrë në fuqi gjatë muajit gusht të vitit 2020, ky ligj ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimit me pandeminë.