Ligji anti-COVID, policia dënon mbi 2,300 qytetarë për 1 javë

Ligji anti-COVID, policia dënon mbi 2,300 qytetarë për 1 javë

Numri i të infektuave me COVID-19, në Kosovë javën e parë të muajit mars të këtij viti ka shënuar rritje, duke e krahasuar me javët e muajve paraprakë.

Që nga muaji gusht i vitit 2020, Policia e Kosovës ka dënuar të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë ligjin anti-COVID, ligj ky i miratuar nga Qeveria e Kosovës, e i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës nga ky virus.

Nga dita në ditë, policia njofton për numrin e qytetarëve të dënuar në bazë të këtij ligji, numër ky që është mjaftë i madh.

Dënimet në bazë të ligjit anti-COVID, policia nuk i ka kursyer as në këtë muaj, vetëm në javën e parë të marsit janë gjobitur 2,305 qytetarë.

Rikujtojmë se në Kosovë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vazhdimisht është duke apeluar të gjithë qytetarët e vendit që të respektojnë masat anti-COVID, ku edhe ka dhënë disa rekomandime si:

  1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
  2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
  3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
  4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike
  5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
RAPORTO