Ligji anti-COVID, policia dënon 43 qytetarë për mos respektim të masave

08.06.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 javët e fundit ka shënuar rënie të dukshme, një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Pavarësisht situatës me këtë virus, në Kosovë bartja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative në ambientet e brendshme, ndërsa […]

Ligji anti-COVID, policia dënon 43 qytetarë për mos respektim të masave Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 javët e fundit ka shënuar rënie të dukshme, një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Pavarësisht situatës me këtë virus, në Kosovë bartja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative në ambientet e brendshme, ndërsa në ambiente të jashtme nëse është një person nuk është i obliguar të bartë maskën.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me këtë virus.

Ndërsa, gjatë ditës së hënë Polcia e Kosovës ka dënuar 43 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.

Rikujtojmë se gjatë ditës së hënën në tërë vendin janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19.

Ndërsa në Komunën e Suharekës që disa ditë radhazi nuk është regjistuar asnjë rast i infektimit me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes nga ky virus.