Ligji anti-COVID, arrestohet një qytetar në Suharekë, dënohen 649 të tjerë në tërë Kosovën

23.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të dukshme, por shqetësues vazhdon ende të jetë numri i viktimave dhe personave të cilët nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i policisë, ku bëhet e ditur se gjatë 24 […]

Ligji anti-COVID, arrestohet një qytetar në Suharekë, dënohen 649 të tjerë në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të dukshme, por shqetësues vazhdon ende të jetë numri i viktimave dhe personave të cilët nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i policisë, ku bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin janë dënuar 649 qytetar, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës dje Policia e Suharekës ka arrestuar qytetarin me inicialet G.A pasi që i njejti nuk ka respektuar ligjin anti-COVID, saktësisht nuk kishte vendosur maskë, pas verifikimit nga policia është arrestuar dhe pastaj është dërguar në Stacion Policor në Suharekë.

Lidhur me këtë rast u konfirmua se bëhej fjalë për një person i cili ishte me urdhër arrest në kërkim dhe i njejti pas procedurave u dërgua menjeher në vuatje të dënimit në burg.