Lëshohet urdhërarrest për të akuzuarin që i shkaktoi lëndim të lehtë trupor një personi në Bllacë

04.02.2021

Të enjten, Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë ka lëshuar urdhërarrest ndaj të akuzuarit Fatmir Qollaku i cili akuzohet se i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor të dëmtuarit Bekim Bajraktari. Deri te mos mbajtja e kësaj seance dhe lëshimi i urdhërarrestit ka ardhur pasiqë i akuzuari F.Q, në bazë të fletëkthesave të gjykatës, […]

Lëshohet urdhërarrest për të akuzuarin që i shkaktoi lëndim të lehtë trupor një personi në Bllacë Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Të enjten, Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë ka lëshuar urdhërarrest ndaj të akuzuarit Fatmir Qollaku i cili akuzohet se i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor të dëmtuarit Bekim Bajraktari.

Deri te mos mbajtja e kësaj seance dhe lëshimi i urdhërarrestit ka ardhur pasiqë i akuzuari F.Q, në bazë të fletëkthesave të gjykatës, gjendet jashtë shtetit andaj e dhe nuk ka prezantuar në seancë.

I pranishëm në seancë ka qenë vetëm prokurori Petrit Kryeziu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjyqtari Bajraktari ka shtyrë seancën për kohë të pacaktuar, ndërsa ndaj të akuzuarit F.Q ka lëshuar urdhërarrest.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, i akuzuari F.Q, akuzohet se më 5 gusht 2019, në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës, me qëllim që t’i shkaktoj lëndime trupore të dëmtuarit B.B., si rrjedhojë e një mosmarrveshje paraprake, i pandehuri fillimisht e ofendon me fjalën “magjup”, e pas një fjalosjë që pëson në lidhje me këtë, i pandehuri e godet me shuplakë në fytyrë të dëmtuarin, gjatë sulmit i lëndon gishtin e dorës së majtë, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton lëndime të lehta trupore, ndrydhje të indeve të buta në gishtin e dorës së majtë, lëndime këto të konstatuara nga ekspertja mjeko-ligjore Bergita Curri.

Andaj, me këto veprime akuzohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.