Kufizimi i lëvizjes, Policia e Kosovës e angazhuar 24/7

Kufizimi i lëvizjes, Policia e Kosovës e angazhuar 24/7
Herolind Bytyçi

14.04.2021 / Kronika

Policia e Kosovës edhe sot, më 14 prill 2021, ka vazhduar me angazhime në drejtim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, gjegjësisht në realizimin e planit operativ dhe vendimeve të institucioneve rreth realizimit të masave për parandalim të Covid 19.

Patrullat policore janë të angazhuara në tërë territorin e vendit 24/7, janë duke ndërmarrë veprime, sanksione bazuar në Ligjin AntiCovid 19 edhe pse ndëshkimet nuk janë mjeti kryesor, ato do të përdorën në rastet që parasheh ligji.

Por, me këtë rast edhe një herë, ashtu si institucionet shëndetësore dhe jo vetëm, apelojmë, kërkojmë që të respektohen masat: maska, distanca, higjiena, kufizimi i kohës së lëvizjes, pra të gjitha ato masa që janë ndërmarrë nga institucionet e vendit, në interes të shëndetit publik.

RAPORTO