Krim pas krimi: 18 persona të vrarë brenda 9 muajve në Kosovë, u konfiskuan mbi 1000 armë

13.11.2019

Në Republikën e Kosovës nga gjuajtjet me armë brenda 9 mujave janë vrarë 18 persona ndërsa për këtë periudhë kohore, Policia e Kosovës i ka konfiskuar gjithsej 1084 të tilla, por nëse e krahasojmë periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i viktimave ka rënë, nga 29 sa ishte. Në Kosovë për vite me […]

Krim pas krimi: 18 persona të vrarë brenda 9 muajve në Kosovë, u konfiskuan mbi 1000 armë Foto: Ilustrim

Në Republikën e Kosovës nga gjuajtjet me armë brenda 9 mujave janë vrarë 18 persona ndërsa për këtë periudhë kohore, Policia e Kosovës i ka konfiskuar gjithsej 1084 të tilla, por nëse e krahasojmë periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i viktimave ka rënë, nga 29 sa ishte.

Në Kosovë për vite me ardhë ka pasur shumë incidente të raportuara raste penale, të cilat kanë ndodhur si pasojë e përdorimit të kundërligjshëm të armëve.

Edhe pse në këtë vit ishte një fushatë për legalizimin e armëve, por nuk kishte shumë kërkesë dhe se ende vazhdojnë të përdoren.

Në një përgjigje për Gazetën Metro nga Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, thuhet se sa i përket gjuajtjeve me armë, 18 persona kanë humbur jetën në këto raste për 9 muaj.

“18 persona ose 18 vrasje janë regjistruar me armë në 9 muajt e parë të këtij viti. Armët po vazhdojnë të përdoren në shumë raste, mirëpo ne shumicen e tyre i hapim për hetim kur ka rrezik të përgjithshëm”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu Krasniqi tha se brenda kësaj periudhe, janë konfiskuar gjithsej 1084 armë pa leje.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjuajtjet me armë si dhe numri i viktimave siç duket ka shënuar rënie.

Siç kishte bërë të ditur kohë më parë Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, brenda 9 muajve të parë të vitit 2018 në Kosovë nga gjuajtjet me armë kanë vdekur 29 persona.

Ndryshe, në vitin 2010 në Kosovë është miratuar një ligj që sanksionon personat të cilët posedojnë armë pa leje, i cili sipas autoriteteve të vendit, ka qenë i hartuar konform konventave të ndryshme evropiane rreth përdorimit të armëve të zjarrit