Kosovarët s’po i ndalin dasmat, në Samadraxhë intervenon policia

13.08.2020

Megjithë rritjen enorme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja të koronavirusit, kosovarët nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së këtij infeksioni. Dje, Policia e Kosovës intervenoi në fshatin Samadraxhë të Suharekës, në të cilën po mbahej një aheng familjar e ku ishin të ftuar shumë persona, shkruan SuharekaOnline. Fsh. Samadraxhë, Suharekë 12.08.2020-01:25. […]

Kosovarët s’po i ndalin dasmat, në Samadraxhë  intervenon policia Foto: Ilustrim

Megjithë rritjen enorme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja të koronavirusit, kosovarët nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së këtij infeksioni.

Dje, Policia e Kosovës intervenoi në fshatin Samadraxhë të Suharekës, në të cilën po mbahej një aheng familjar e ku ishin të ftuar shumë persona, shkruan SuharekaOnline.

Fsh. Samadraxhë, Suharekë 12.08.2020-01:25. Është raportuar se pas një informate të pranuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar janë takuar 50-60 të pranishëm të cilët janë shpërndarë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.