Hapi lokalin në Prizren, arresohet nga policia

Një person është arrestuar në Komunën e Prizrenit, pasi që ka vazhduar punën në lokalin e tij duke vepruar ndesh me dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se ky person është arrestuar rreth orës 23:30.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij dhe ishte duke punuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.