Konfiskohet arsenal armësh në Suharekë, një person përfundon në pranga

14.10.2020

Sot, ne bazë të Urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prizrenit njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësit tjera policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit L.K i lindur në vitin 1978 në Suharekë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar :1.Një pushkë automatike AK-472. Një pushkë […]

Konfiskohet arsenal armësh në Suharekë, një person përfundon në pranga Foto: Ilustrim

Sot, ne bazë të Urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prizrenit njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësit tjera policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit L.K i lindur në vitin 1978 në Suharekë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar :1.Një pushkë automatike AK-47
2. Një pushkë Gjuetie ,Zbrojovka Brno
3. Një pushkë gjuetie, Sarsilmaz Silah sanay-duzce,Model 2803-12GGA26
4.Një pistoletë ajrore RWS cal.4.5mm
5. Dy karikator te AK-47
6. Shtatëmbëdhjetë (17) fishek te pushkës se gjuetisë  GA-12
7. Njëzeteshtatë(27) fishek te cal.7.62
8.Pjesë te pistoletës ajrore Umarex12gCO-Bulb
9.Diabolla pro magnum cal.4.5, 300 copë
10. Dy rrethator për vendosjen e di bollave
11. Një mbajtëse fishekësh për pushkë gjuetie.

I dyshuari është i njohur si recidivist i këtyre veprave penale, ku lidhur me aktivitetin e tij kriminal i falënderojmë  qytetare për një bashkëpunim te mire me policin e Kosovës dhe fal ndihmës se tyre është arrit, qe i dyshuari te ndalohet nga ana e policisë.

Rasti po hetohet së bashku me Prokurorinë e Shtetit dhe me aktvendim të prokurorit  të shtetit  i dyshuari është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.