Kompanitë nga Suhareka nuk fitojnë tenderin për shkak të katalogut

  • 12.03.2019, 11:00

Disa hapësira të Kuvendit të Kosovës kanë pasur nevojë që të ndërrojnë parketin, bashkë me nivelizuesin e sipërfaqes.

Për këtë, normalisht është hapur një procedurë tenderuese që parashikonte nëpërmes kuotimit me vlerë 9,900 euro të kryente këtë nevojë për tri salla të ndryshme brenda Kuvendit të Kosovës, transmeton Ndërtimi.

Mirëpo, këtu doli se 7 kompani dështuan të plotësojnë kushtet e kërkuara nga autoriteti kontraktues, në këtë rast Kuvendi i Kosovës, për t’i siguruar furnizim dhe montim me parket.

Specifikat që kërkonte Kuvendi i Kosovës ishin që parketi të ishte nga druri i bungut, të ishte 2 shtresor, me trashësi 15mm, gjerësi të dërrasave 175-190mm dhe gjatësi 1200 – 2400mm, raporton Ndertimi.info.

Për këtë tender, i cili në kryerje duket mjaft i thjeshtë sepse do të duhej të sigurohej parketi, të hiqej i vjetri, të vihej nivelanti dhe më pas parketi i ri, konkurruan 7 kompani. Mirëpo, asnjëra nuk pati sukses ta fitonte tenderin.

Në njoftimin e autoritetit kontraktues për anulim të aktivitetit të prokurimit, thuhet se nuk ishte “asnjë ofertë e përgjegjshme”. Futemi në vendimin për këtë anulim dhe shohim kompanitë, bashkë me ofertat që kanë ofruar.

Grupi i opratorëve “HARST Group”shpk dhe “CONTSRUMAX” nga Suhareka nuk ka mundur ta fitojë tenderin për këtë  arsye. /Ndertimi.info/

Të tjera