Këta janë dy të rinjtë që vdiqën në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ njëri nga Suhareka

Dy të vdekurit në  autostradën ‘Ibrahim Rugova’ janë Arianit Bytyqi, 26 vjeçar dhe Gentrit Gollopeni 20 vjeçar. Njëri është nga komuna e Prizrenit e tjetri nga fshati Dobërdelan i Komunës së Suharekës.

Të dy të rinjtë mësohet se ishin kondukterë të kompanisë së autobusëve ‘ Sharr Travel’.

Ndërkohë, Policia ka konfirmuar se dy të rinjtë gjetën vdekjen, pasi kanë rënë në humnerë teksa po kalonin nga një trase në trasenë tjetër në autostradën Ibrahim Rugova në segmentin Suharekë- Duhël.

Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër  kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m.

Ndalimi i tyre në autostradë është bëre me qëllimin e shkëmbimit të gjërave nga njëri autobus në tjetrin pa menduar pasojat, raporton GazetaMetro.

Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusëve të cilët janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Janë intervistuar një numër i dëshmitareve lidhur me rastin.

Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dalë nga autobusët.

Trupat e viktimave janë dërguar në IML-Prishtinë për autopsi.

Ndërsa të dyshimtit e ndalur janë:
M.M i lindur në vitin 1986, M/Sh/K
Sh.S i lindur në vitin 1969, M/Sh/K
B.B i lindur në vitin 1980, M/Sh/K.

Policia e Kosovës duke ju shprehur ngushëllimeve familjeve të viktimave apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe në veçanti në autostradë të respektojnë rregullat ligjore në mënyre që raste të tilla të mos përsëriten.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.