Kërkohet dënim meritor për burrin që vrau gruan në Samadraxhë

08.02.2021

Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore në Prizren me datë 03 shkurt 2021 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit I.H i cili është dënuar me 15 vjet burgim. Pasi i njëjti më 31 maj 2019 kishte sulmuar gruan e tij dhe e njëjta nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra. “I ka […]

Kërkohet dënim meritor për burrin që vrau gruan në Samadraxhë Foto: Ilustrim

Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore në Prizren me datë 03 shkurt 2021 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit I.H i cili është dënuar me 15 vjet burgim.

Pasi i njëjti më 31 maj 2019 kishte sulmuar gruan e tij dhe e njëjta nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra.

“I ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor personit tjetër, deri në masën e tillë sa që ka rezultuar përveç rrezikimit të jetës edhe me vdekjen e personit tjetër, në atë mënyrë që me dt. 31.05.2019, rreth orës 17:30 minuta, duke drejtuar veturën, në dalje të fshatit Samadrexhë, ku ishte me bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H.D., të ulur mbrapa karriges së vozitësit, me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme janë fjalosur, e pastaj e ka ndal automjetin në anën e djathtë të rrugës në drejtim të lëvizjes, të njëjtën me forcë e nxjerr jashtë dhe kur dalin jashtë në anën e djathtë të veturës, atëherë fillon ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit dhe kur tani e ndjera është rrëzuar në asfalt të rrugës, i ‘a kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, ku për rrjedhojë pëson thyerje të kockës zverkore, gjakderdhje masive në cipat e buta trunore, në indin trunor dhe në vertikuj, të cilat dëmtime kanë shkaktuar trauma të shumëfishta në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, lëndime këto të konstatuara në raportin e ekspertizës mjekoligjore, nga të cilat lëndime më vonë e ndjera vdes në QKUK në Prishtinë me datë 15.06.2019”, thuhej në kumtesë.

Ndërsa, lidhur me këtë rast kanë reaguar nga shoqëria civile të cilët po konsiderojnë se ky vendim nuk është meritor.

“Të revoltuara ne kërkojmë drejtësi për gratë dhe për mbrojtjen e secilës jetë në mënyrë të barabartë dhe të dinjitetshme”, tha njëra nga organizatorët e kësaj proteste para Gjykatës së Prizrenit.

Gratë të cilat morën pjesë në këtë protestë thanë se  ato vazhdojnë të dënohen e përdhunohen, por se nuk do të heshtin dhe do të kundërshtojnë derisa drejtësia për gratë të arrihet dhe kërkuan dënim meritor për I.H.