Kërcënoi përmbaruesen private në Suharekë, Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit

Kërcënoi përmbaruesen private në Suharekë, Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Kronika

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 93 aktakuza, kundër 100 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 9 persona.

Gjithashtu, janë paraqitur 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 9 personave dhe një kërkesë për urdhër kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për urdhër kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy kërkesa për paraburgim për dy persona dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.                   
Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Kanosja”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

RAPORTO