Keqtrajtim gjatë detyrës e dhunë në familje, 74 policë u suspenduan për 9 muaj

23.10.2021

Nuk janë qytetarët, të vetmit që bëjnë vepra penale e thyejnë rregulla, ka edhe prej atyre punonjësve të Policisë së Kosovës që kanë thyer rregulla e kanë bërë vepra të tilla. Po ashtu, në një përgjigje nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për GazetënSinjali kanë theksuar se 157 punonjës policor janë nën hetime për shkak […]

Keqtrajtim gjatë detyrës e dhunë në familje, 74 policë u suspenduan për 9 muaj Foto: Ilustrim

Nuk janë qytetarët, të vetmit që bëjnë vepra penale e thyejnë rregulla, ka edhe prej atyre punonjësve të Policisë së Kosovës që kanë thyer rregulla e kanë bërë vepra të tilla.

Po ashtu, në një përgjigje nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për GazetënSinjali kanë theksuar se 157 punonjës policor janë nën hetime për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale.

Nga ky institucion kanë treguar edhe veprat penale më të shpeshta që kanë kryer punonjësit e PK-së.

Sipas tyre, veprat më të shpeshta janë: Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, lëndim i lehtë trupor, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar publike, dhuna në familje dhe kanosja.

“Për dyshimin se kanë kryer vepra penale, nga IPK janë duke u hetuar gjithsej 157 punonjës të policisë. Gjatë hetimeve të rasteve penale nga Departamenti i Hetimeve të IPK-së, veprat më të shpeshta kanë qenë: keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar publike, lëndim i lehtë trupor , dhuna në familje dhe kanosja“, kanë thënë nga IPK.