Katër të lënduar nga aksidenti në autostradë në Suharekë

07.11.2019

Një aksident trafiku ka ndodhur disa orë më parë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë, ashtu siç kishte raportuar SuharekaOnline. Sipas pamjeve të siguruara shihej se aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës mbi fshatin Peqan-Sllapuzhan. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se në aksident të përfshira […]

Katër të lënduar nga aksidenti në autostradë në Suharekë Foto: Policia e Kosovës

Një aksident trafiku ka ndodhur disa orë më parë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë, ashtu siç kishte raportuar SuharekaOnline.

Sipas pamjeve të siguruara shihej se aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës mbi fshatin Peqan-Sllapuzhan.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se në aksident të përfshira ishin dy vetura.

“Sot, më 07.10.2019, rreth orës 14:00 në autostradë, në mes Suharekës dhe Duhles, ka ndodh një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona të cilët janë marrë me autoambulanca nga vendi i aksidentit. Njësia policore ka bërë shikimi dhe matjet në vend-ngjarje”, ka thënë ai.