Katër persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Suharekë

20.06.2020

Katër persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në Suharekë. Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të premten rreh orës 15:40 në Suharekë ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, […]

Katër persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Suharekë Foto: Ilustrim

Katër persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në Suharekë.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të premten rreh orës 15:40 në Suharekë ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy vetura civile.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një femër turke, dy femra  kosovare dhe një mashkull  kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në emergjence e Suharekës.

Policia e Kosovës bënë apel te pjesëmarrësit e komunikacionit që të zbatojnë rregullat dhe limitin e shpejtësisë.