[VIDEO] Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku në autostradën Prizren-Suharekë

07.01.2021

Të mërkurën në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtimin Prizren-Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ku ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit katër persona kanë marr lëndime trupore dhe janë shkaktuar dëme materiale. “Mbrëmë më […]

[VIDEO] Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku në autostradën Prizren-Suharekë Foto: Ilustrim

Të mërkurën në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtimin Prizren-Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ku ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit katër persona kanë marr lëndime trupore dhe janë shkaktuar dëme materiale.

“Mbrëmë më datë 06.01.2021, rreth orës 22:00, në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë, në kilometrin e 29-të, është shkaktuar një aksident trafiku , ku të përfshira kanë qenë dy automjete.

Katër persona kanë marrë lëndime trupore, përderisa raportohet për dëme të shkaktuara materiale. Njesiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës i Policisë së Kosovës është marr me rastin dhe procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes” ka thënë Hoxha.