Kapen 2.2 ton kokainë në Kosovë, u futën nga porti i Durrësit

Kapen 2.2 ton kokainë në Kosovë, u futën nga porti i Durrësit
Taulant Krasniqi

17.05.2021 / Kronika

2 ton e 200 kg kokainë janë sekuestruar sot në Kosovë.

Operacioni siç bëjnë me dije burime për TCh u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane.

Mësohet se për rastin në fjalë po hetohet prej më shumë se dy muajsh ndërsa sasia e madhe e lëndës narkotike që vjen nga Brazili, është futur në Durrës para 15 ditësh dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.

Kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane dhe ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh.

Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove.

Autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë pasi u sinjalizuan nga DEA amerikane. Me të mbërritur konteineri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryheshin procedurat për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Pasi kanë kryer procedurat, autoritetet e kanë ndjekur kamionin me konteinerin sipër, i cili është nisur për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe policia e Kosovës, e cila ka ndërhyrë duke bërë edhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës.

RAPORTO