Kapen 17 kilogramë mariuhanë nga Policia e Kosovës

  • 28.03.2019, 20:45

Policia e Kosovës arreston dy persona nën dyshimin e përfshirjes së tyre në veprën penale‘Blerja, posedim, shperndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’

Policia e Kosovës ka arritur që sot në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë të kap 16 kilogramë e 954 gram drogë të llojit marihuanë në një veturë me targa të Shqipërisë.

Dy personat e dyshuar që janë shtetas të Shqipërisë i’u janë gjetur në veturën e tyre drogë e tipit marihuanë, atë e kishin fshehur në dysheme të veturës.

Në kumtesën e Policisë së Kosovës thuhet se: “Gjatë realizimit të kontrollit të detajuar të veturës është vërejtur se ka dysheme të dyfishtë”.

“Pas hapjes së hapësirës është vërejtur se aty është fshehur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana”, thuhet ndër të tjerash në kumtesë.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Si provë provë materiale është konfiskuar vetura dhe dy telefona celularë.

Të tjera