Kanosje me armë në Suharekë, ndalohet një person

Kanosje me armë në Suharekë, ndalohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion policor në Suharekë një person, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur me armë një person tjetër.

Përmes raportit 24-orësh u bë e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, derisa nga i dyshuari janë konfiskuar një armë e fishek të cilat ishin me leje.

Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, e kishte kanosur me armë viktimën mashkull K-Shqiptar.

Nga i dyshuari është konfiskuar  një armë me shtatë fishek e cila ishte me leje.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

RAPORTO