Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet qytetari nga Suhareka

Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet qytetari nga Suhareka
Eurolinda Zenelaj

27.03.2021 / Kronika

Në mëngjesin e së premtës është arrestuar një person në Suharekë.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se dje rreth orës 09:15, një person ka kanosur zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rikujtojmë se rast pothuajse i njëjt në Suharekë ka ndodhur edhe para dy ditësh ku Policia e Kosovës në Suharekë ka ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit nuk i kishte respektuar masat anti-COVID.

Në momentin që policia ka filluar t’i shqiptojë tiketën për mosvendosjen e maskës, njëri nga të ndaluarit ishte revoltuar dhe ka ofenduar zyrtarët policorë.

RAPORTO