Kanosi verbalisht një person, arrestohet qytetari nga Suhareka

17.03.2021

Rastet e kërcënimit dhe kanosjeve janë raste të shpeshta, për të cilat raportohet në Policinë e Kosovës. Një rast i kësaj natyre ka ndodhur të martën edhe në Suharekë. Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së martë rreth orës 14:30 është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti pas […]

Kanosi verbalisht një person, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Rastet e kërcënimit dhe kanosjeve janë raste të shpeshta, për të cilat raportohet në Policinë e Kosovës.

Një rast i kësaj natyre ka ndodhur të martën edhe në Suharekë.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së martë rreth orës 14:30 është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrveshje e ka kanosur verbalisht një person tjetër, raporton SuharekaOnline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.