Kanosi një person në Suharekë, arrestohet i dyshuari

26.02.2021

Të enjtën rreth orës 15:00 është arrestuar një qytetar nga Suhareka. Gjatë ditës së enjte në Suharekë, saktësisht në rrugën Avdyl Rama, një person i dyshuar ka kanosur një person tjetër, shkruan SuharekaOnline. Bëhet e ditur se pas raportimit të këtij rasti në polici, me vendim të prokurorit, i dyshuari për kanosje është dërguar në […]

Kanosi një person në Suharekë, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Të enjtën rreth orës 15:00 është arrestuar një qytetar nga Suhareka.

Gjatë ditës së enjte në Suharekë, saktësisht në rrugën Avdyl Rama, një person i dyshuar ka kanosur një person tjetër, shkruan SuharekaOnline.

Bëhet e ditur se pas raportimit të këtij rasti në polici, me vendim të prokurorit, i dyshuari për kanosje është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës në raportin për media nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast.