Kanosi dhe sulmoi fizikisht një femër, arrestohet qytetari nga Sopija

17.02.2021

Rastet e raportimit të dhunës në familje viteve të fundit kanë filluar të shënojnë rritje. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur të hënën rreth orës 23:00 në fshatin Sopijë të Suharekës. Policia e Kosovës bënë të ditur se rreth orës 23:00 të hënën më 15 shkurt është raportuar një rast i dhunës […]

Kanosi dhe sulmoi fizikisht një femër, arrestohet qytetari nga Sopija Foto: Ilustrim

Rastet e raportimit të dhunës në familje viteve të fundit kanë filluar të shënojnë rritje.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur të hënën rreth orës 23:00 në fshatin Sopijë të Suharekës.

Policia e Kosovës bënë të ditur se rreth orës 23:00 të hënën më 15 shkurt është raportuar një rast i dhunës në familje dhe kanosje në fshatin Sopijë të Suharekës ku është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti vazhdimisht e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 6 orë.