Kanoset një qytetar në sheshin ”Fadil Vata” në Suharekë, i dyshuari gjendet në arrati

27.02.2021

Rastet e kanosjeve janë raste të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e që ndodhin për arsye të ndryshme. Një rast i tillë është raportuar të premtën në Policinë e Suharekës. Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se të premtën në sheshin ”Fadil Vata” rreth orës 17:40, është […]

Kanoset një qytetar në sheshin ”Fadil Vata” në Suharekë, i dyshuari gjendet në arrati Foto: Ilustrim

Rastet e kanosjeve janë raste të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e që ndodhin për arsye të ndryshme.

Një rast i tillë është raportuar të premtën në Policinë e Suharekës.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se të premtën në sheshin ”Fadil Vata” rreth orës 17:40, është kanosur një mashkull.

Viktima gjatë raportimit në polici ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje të më herëshme që ka pasur me të dyshuarin është kanosur nga ai.

Ndërsa, policia ka njoftuar se i dyshuari gjendet në arrati dhe se rasti në fjalë është duke u hetuar.