Kanoset me armë zjarri një person në Prizren

Të hënën është kanosur një burrë në rrugën “Edit Durham” në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka informuar se se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur me armë zjarri.

I dyshuari është shoqëruar në stacionon policor dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë.

Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

RAPORTO