Java e parë e marsit, 206 aksidente dhe mbi 5 mijë tiketa trafiku

Java e parë e marsit, 206 aksidente dhe mbi 5 mijë tiketa trafiku

Java e parë e muajit mars të vitit 2021, ka qenë javë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Policia e Kosovës ndër tjerash që nga fillimi i muajit të tretë të këtij viti ka bërë të ditur numrin e aksidenteve dhe tiketave në trafik, shkruan SuharekaOnline.

Nga 01 deri më 04 mars Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 206 aksidente trafiku, e ku është bërë e ditur se përveç personave të lënduar dhe dëmëve materiale, dy prej këtyre aksidenteve kanë përfunduar me fatalitet.

Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 5011 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

DataNr. i aksideneteveNr. i tiketave të shqiptuara
01 mars, 2021341,087
02 mars, 2021501,266
03 mars, 2021611,318
04 mars, 2021611,340
RAPORTO