Nuk e respektoi vetizolimin, Policia inicon rast ndaj një qytetari në Gjinoc

11.08.2020

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka inicuar rast ndaj 19 personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë. Rastet e mosrespektimit të dispozitave shëndetësore kanë ndodhur në Ferizaj, Prizren, Malishevë, Suharekë dhe Gjakovë. Në fshatin Gjinoc të hënën rreth orës 10:35 raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar, nuk ka respektuar rekomandimin e IKSHPK-se për […]

Nuk e respektoi vetizolimin, Policia inicon rast ndaj një qytetari në Gjinoc Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka inicuar rast ndaj 19 personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Rastet e mosrespektimit të dispozitave shëndetësore kanë ndodhur në Ferizaj, Prizren, Malishevë, Suharekë dhe Gjakovë.

Në fshatin Gjinoc të hënën rreth orës 10:35 raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar, nuk ka respektuar rekomandimin e IKSHPK-se për vet-izolim, shkruan SuharekaOnline.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.