Ia vjedhën qantën të mbijetuarës nga masakra e Suharekës, arrestohen dy 16 vjeçar nga Prishtina

11.12.2020

I mbijetuari i masakrës së Berishëve në Suharekë, Gramoz Berisha, më 3 dhjetor kishte njoftuar se nënës së tij më datën 2 dhjetor në oborrin e QKUK-së dy të panjohur i’a kishin vjedhur qantën e krahut. Berisha lajmin e kishte bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në facebook ku kishte shkruar […]

Ia vjedhën qantën të mbijetuarës nga masakra e Suharekës, arrestohen dy 16 vjeçar nga Prishtina Foto: Ilustrim

I mbijetuari i masakrës së Berishëve në Suharekë, Gramoz Berisha, më 3 dhjetor kishte njoftuar se nënës së tij më datën 2 dhjetor në oborrin e QKUK-së dy të panjohur i’a kishin vjedhur qantën e krahut.

Berisha lajmin e kishte bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në facebook ku kishte shkruar se dje rreth ores 17:45, te pjesa e lojërave që gjenden te hyrja e QKUK-së, dy persona të ri në moshë ia kanë vjedhur nënës së tij qantën nga krahu, njofton SuharekaOnline.

E mbrëmë rreth orës 19:00, njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, kanë arritur të identifikionin e arrestonin dy persona të dyshuar për grabitje.

Bëhet fjalë për dy raste të ndara grabitjesh që kanë ndodhur në fillim të këtij muaji (2 dhe 6 dhjetor 2020), në lagjen “Spitali”, ku dy viktimave (femra) me forcë u janë grabitur çantat e krahut.

Puna e hetuesve policorë lidhur me rastet në fjalë,  është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që t’i arrestonin dy persona të dyshuar:

  1. E. B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
  2. E.B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Aktualisht hetuesit po i kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.