Ia sheh ‘sherrin’ mosmbajtës së maskës, arrestohet qytetari nga Suhareka

22.12.2020

Policia e Suharekës ka arrestuar një qytetar pasi që i njejti nuk i ka respektuar masat anti-COVID. Policia e Suharekës sot rreth orës 14:00 në rrugën “Brigada 123” ka ndaluar qytetarin me inicialet G.A i cili pasi u gjobit për mos mbajtje të maskës, pas verifikimit nga policia është arrestuar dhe pastaj është dërguar në […]

Ia sheh ‘sherrin’ mosmbajtës së maskës, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Policia e Suharekës ka arrestuar një qytetar pasi që i njejti nuk i ka respektuar masat anti-COVID.

Policia e Suharekës sot rreth orës 14:00 në rrugën “Brigada 123” ka ndaluar qytetarin me inicialet G.A i cili pasi u gjobit për mos mbajtje të maskës, pas verifikimit nga policia është arrestuar dhe pastaj është dërguar në Stacion Policor në Suharekë.

Ekipi i SuharekaOnline monitoroi këtë rast dhe u interesua nga afër.

Lidhur me këtë rast u konfirmua se bëhej fjalë për një person i cili ishte me urdhër arrest në kërkim dhe i njejti pas procedurave u dërgua menjeher në vuatje të dënimit në burg.