I postojnë fotografi me përmbajtje të ulët, qytetari nga Samadraxha njofton policinë

19.02.2021

Ndërhyrja në rrjetet sociale dhe postimi i fotografive të ndryshme, janë raste shqetësuese për shoqërinë tonë dhe mbarë botën të cilat raportohen edhe në polici. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Samadraxhë të Suharekës, ku të mërkurën një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë ndërhyrë në adresën e […]

I postojnë fotografi me përmbajtje të ulët, qytetari nga Samadraxha njofton policinë Foto: Ilustrim

Ndërhyrja në rrjetet sociale dhe postimi i fotografive të ndryshme, janë raste shqetësuese për shoqërinë tonë dhe mbarë botën të cilat raportohen edhe në polici.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Samadraxhë të Suharekës, ku të mërkurën një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë ndërhyrë në adresën e tij.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se persona të panjohur kanë ndërhyrë në adresën e tij personale të rrjetit social duke i postuar fotografi me përmbajtje të ulëta.

Tutje SuharekaOnline mëson se për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurorit.