I gjendet marihuanë në veturë, arrestohet një person në Peqan

09.11.2020

Të dielën rreth orës 16:20 në fshatin Peqan të Suharekës është arrestuar një person. Sipas burimeve të SuharekaOnline thuhet se gjatë një kontrolli nga policia në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe është sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 2 gramë. I dyshuari pas intervistimit me vendim […]

I gjendet marihuanë në veturë, arrestohet një person në Peqan Foto: Ilustrim

Të dielën rreth orës 16:20 në fshatin Peqan të Suharekës është arrestuar një person.

Sipas burimeve të SuharekaOnline thuhet se gjatë një kontrolli nga policia në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe është sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 2 gramë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.