I gjejnë armë pa leje, drogë dhe para të falsifikuara, arrestohet 45 vjeçari

I gjejnë armë pa leje, drogë dhe para të falsifikuara, arrestohet 45 vjeçari
Fisnik Sadiku

04.06.2021 / Kronika

Zyrtarë policor nga Stacioni policor Veri-Prizren, gjatë realizimit të detyrave në teren ndaluan për kontrolle një automjet të tipit Mercedes-Benz me targa vendore. Gjatë realizimit dhe kryerjes se detyrave zyrtarët gjeten në posedim të drejtuesit të automjetit substancë të dyshuar narkotike e llojit “kokainë”.

 Në lidhje më këto vepra penale të gjetura te i dyshimti, policia realizoj një bastisje  edhe në shtëpinë e të dyshimtit.

“Gjatë bastisjes në shtëpi, i dyshimti ishte në posedim edhe të armës ilegale të tipit pistoletë “SIG”, së bashku më një karikator me 38 fishek të kalibrit 9mm”, thekson komunikata e lëshuar nga Policia e Kosovës.

Në kontrolle të hollësishëm zyrtarët policor po ashtu kanë gjetur monedha të falsifikuara, gjithsej 8 monedha ne vlerë 2 euro të metalit.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i policisë: Gjobat do të jenë edhe digjitale, do të dërgohen tek shkelësit e rregullave

“Për të gjitha aktivitetet policia informoj prokurorin kujdestar për të cilat ishte e autorizuar të kryej veprime, me aktvendim të prokurorit i dyshimti B.B i lindur në vitin 1976 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë”, thekson komunikata.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pistolete “SIG”, 38 fishek kalibër 9mm, 8 monedha nga 2 euro metali dhe 0.45 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”. Rasti është ne hetime të mëtutjeshme.

RAPORTO