14.05.2019, 15:56

I dënuar 13 vite për mashtrim, ekstradohet nga Kosova 40-vjeçari nga Suhareka

B.H , 40 vjeç, banues në Suharekë është ekstraduar sot nga Kosova për veprat  penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale. 40 vjeçari,  B.H. ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës e dënoi me 13 vjet burg për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

“Ekstradohet nga Kosova një shtetas i dyshuar për veprat  penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar : B.H , 40 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë.

Shtetasi B.H. në bashkëpunim me shtetasin V.K,  kanë përfituar me anë të mashtrimit shuma të mëdha nga persona të ndryshëm gjatë vitit 2009 dhe 2010 në Shqipëri. Më pas këto shuma parash i kanë transferuar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.”-njofton policia.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

/SuharekaOnline/