I dehur kanos dhe pengon policët, arrestohet qytetari nga Grejçeci

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh për media bën të ditur se në fshatin Grejçec është arrestuar një person pasiqë ka kanosur zyrtarët policor.

Sipas raportit policor të hënën rreth orës 12:20 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  në gjendje të dehur ka kanosur dhe penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.